Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i ka bërë kërkesë kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla që të ndryshojë rendin e ditës për seancën e sotme plenare.
Në dokumentin e firmosur nga Gazment Bardhit kërkohet që të futet në rend dite kërkesa e SPAK për arrestimin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
“Duke shpresuar se nuk do të bëheni pengesë për organet e drejtësisë dhe do ta përmbushni detyrimin tuaj sipas Kushtetutës dhe Rregullores”, thuhet në dokument.
Kujtojmë se ditën e djeshme Këshilli i Mandateve vendosi t’i japë autorizim SPAK-ut për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.