Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Grupi më jetëgjatë i opozitës iraniane”, çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

2023/06/25 at 6:59 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Grupi më jetëgjatë i opozitës iraniane”, çfarë dihet për financimin e MEK-ut?

Se kush qëndron prapa financimit të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), mbetet një enigmë.

Kampi i rreth 3.000 pjesëtarëve të kësaj organizate në Kamëz të Shqipërisë shtrihet në një territor prej 38 – 40 hektarësh, ku janë të ndërtuara rreth 127 objekte.

Për dislokimin e tyre në kampin Ashraf 3, kishte kontribuar SHBA-ja, që kishte dhënë 20 milionë dollarë për agjencinë e refugjatëve të OKB-së për ta ndihmuar shpërnguljen në Shqipëri.

Por, pas një aksioni të Policisë së Shqipërisë në këtë kamp mbi dyshimet se pjesëtarë të saj kanë kryer veprat penale “provokim i luftës” dhe “sulme kibernetike”, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se SHBA-ja nuk e financon këtë organizatë.

Financuesit e kësaj organizate nuk dihen publikisht, pasi që MEK-u nuk ofron të dhëna zyrtare. Megjithatë, financimi i saj ka qenë disa herë pikë diskutimi në media botërore.

Në një artikull të publikuar në vitin 2018 gazeta britanike The Guardian shkruan se organizata MEK është financuar nga ish-udhëheqësi i Irakut, Saddam Hussien, “për pjesën më të madhe të jetës së saj në azil”.

MEK-u u shpërngul në Irak më 1986, pasi u ndalua aktiviteti i saj në Iran më 1981. Këshilli për Marrëdhënie të Huaja, me seli në Nju Jork të SHBA-së, shkruan se Hussein kishte qenë financuesi kryesor i MEK-ut deri para pushtimit amerikan të Irakut më 2003.

“Por, në vitet e fundit, grupi pretendon se mbështetet në numrin e madh të emigrantëve të pasur iranianë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë, dhe njerëz të tjerë që kundërshtojnë regjimin klerik në Teheran”, thuhet në një raport të Këshillit për Marrëdhënie të Huaja.

Por, pjesëmarrja e ish-shefit të inteligjencës së Arabisë Saudite, Princit Turki al-Faisal, në një grumbullim të këtij grupi në Paris më 6 korrik të vitit 2016 kishte nxitur kritika nga Irani pasi që ai kishte përkrahur rrëzimin e Qeverisë së Iranit.
Një zyrtar iranian, i cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, e kishte akuzuar Arabinë Saudite se po sponsorizon terrorizëm.

Se Arabia Saudite është prapa financimit të MEK-ut kishte thënë edhe profesori i Universitetit të Qytetit të Nju Jorkut, Ervand Abrahamian, në vitin 2018, për The Guardian.

“Paratë përfundimisht vijnë nga Arabia Saudite. Nuk ka asnjë tjetër që mund t’i subvencionojë me këtë nivel financimi”, kishte thënë Abrahamian, historian për Lindjen e Mesme.

Por, The Guardian thekson se MEK-u e ka mohuar gjithmonë se financohet nga Arabia Saudite. Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar zëdhënësin e kësaj organizate lidhur me financimin e MEK-ut në Shqipëri, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli.

Për periudha të ndryshme nga viti 1997 deri në vitin 2013, MEK-u ishte listuar si organizatë terroriste në disa vende, si SHBA, BE, dhe Britani të Madhe.

Në vitin 2009, Britania e Madhe e kishte larguar MEK-un nga kjo listë. Njëjtë kishte vepruar edhe SHBA-ja, nën administratën e ish-presidentit Barack Obama, në vitin 2012. Në atë kohë, The Guardian kishte raportuar se për largimin e saj nga kjo listë ishte bërë një fushatë multimilionëshe.

MEK-u e cilëson veten si “grupin më të madh dhe më jetëgjatë të opozitës iraniane me një histori prej pesë dekadash të luftës për liri dhe demokraci në Iran”.

Por, më 21 qershor, Departamenti Amerikan i Shtetit tha se nuk e cilëson MEK-un si “lëvizje opozitare të qëndrueshme demokratike që përfaqëson popullin iranian” dhe theksoi se SHBA-ja nuk kontribuon në financimin e MEK-ut dhe nuk ofron asnjë mbështetje apo trajnim për pjesëtarët e kësaj organizate./REL

Etiketa: financimMEKmuxhahedine

Ju sugjerojmë

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
Bota

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

16 Janar, 2026 10:32 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

16 Janar, 2026 8:55 pm
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
Bota

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

16 Janar, 2026 8:10 pm
Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
Kryesore

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

16 Janar, 2026 7:06 pm
Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës
Kryesore

Zgjedhjet e 2027, Rama: PD merret me humbjen, ne me fitoren e radhës

16 Janar, 2026 7:01 pm
Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi
Kryesore

Rama: Opozita merr peng Kuvendin, mos t’i ulim orët e fjalës, t’i ndërpritet abuzimi

16 Janar, 2026 6:30 pm
Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës
Kryesore

Ndryshime Kushtetuese brenda këtij mandati, Rama: Të ngrihet grupi i punës

16 Janar, 2026 6:28 pm
Deklaratat e Trump, banorët në Groenlandë: Nuk jemi në shitje
Bota

Rusia: Groenlanda i përket Danimarkës

16 Janar, 2026 5:46 pm
Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë
Bota

Komplot në vrasjen e Maduros/ Lirohen disa të burgosur, mes tyre edhe shqiptarë

16 Janar, 2026 4:44 pm
Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Para
Temperatura të larta në fundjavë, meterologu: Mund të shfrytëzojmë plazhin

Përmirësohet moti në vend, temperaturat do të arrijnë deri në 34 gradë gjatë javës

Hoqi motrën si trashëgimtare të pronës së babait, vëllai: Na doli si e tepërt!

Hoqi motrën si trashëgimtare të pronës së babait, vëllai: Na doli si e tepërt!

Për herë të parë një kompani do të bëjë shpërndarjen e ushqimit me robotë

Për herë të parë një kompani do të bëjë shpërndarjen e ushqimit me robotë

TE FUNDIT

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës
16 Janar, 2026

Duke gjykuar nga të dhënat e fundit të inteligjencës ukrainase, Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës, tha...

Lexo më shumë

Groenlanda, Trump: Do të ketë tarifa të reja për vendet që dalin kundër

Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
16 Janar, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar se do të vendosë tarifa ndaj vendeve që nuk...

Lexo më shumë

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin
16 Janar, 2026

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy...

Lexo më shumë

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit

Berisha mbledh kryetarët e degëve për protestën: Rama është një demon i pushtetit
16 Janar, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com