Grupi parlamentar i PD-së ka vendosur bojkotin me 10 ditë të Kuvendit, përfshirë komisionet parlamentare. Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit të PD-së, Edi Paloka ka njoftuar vendimin e mbledhjes.
Sipas tij, grupi vendosi bojkot për të njëjtin afat i të gjitha aktiviteteve të parlamentit, komision dhe seancë plenarë.
“Në një kuvend ku nderohet krimineli dhe dënohen ata që denoncojnë krimin është akti më i lehtë, kjo shumicë shpreson ti mbyllë gojën opozitën, e ka gabim” tha ai.
Vetë ishkryeministri nuk ka reaguar pas vendimit të Byrosë, por ka publikuar në “Facebook” fjalën e tij, duke thënë se: “Në Parlament, duke denoncuar racizmin e ulët të Edvin Kristaq Ramës ndaj Veriut të Shqipërisë”.
Nuk dihet nese keto levizje rrezikojne takimin e mundshem mes Edi Rames dhe Lulzim Bashes?