Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grupet kriminale shqiptare në tregjet e drogës të botës, nga Amerika e Jugut po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme

2024/04/05 at 8:17 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Grupet kriminale shqiptare në tregjet e drogës të botës, nga Amerika e Jugut po shtrihen dhe në Lindjen e Mesme

SPAK, nëpërmjet raportit për vitin 2023 ka identifikuar qartë shtrirjen e grupeve kriminale shqiptare në tregjet e botës të trafikut të drogës. Kjo shtrirje shkon deri  në Amerikën e Jugut, ndërsa harta e aktivitetit të tyre po zgjerohet në tregjet kriminale në Lindjen e Mesme.


Këtu ata sigurojnë  “kokainë”, “heroinë” dhe “marijuanë”, për ti trafikuar ato më pas drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.

Në raportin e SPAK thuhet se grupet kriminale shqiptare janë pozicionuar mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut, duke arritur të konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase.  Jo vetëm kaq duket që kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

E ndërsa Franca është shfrytëzuar si vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri, Në Spanja grupet kriminale po investonë paratë e ardhura nga aktiviteti kriminal.

Gjermania po përdoret si destinacion i përzierjes së drogave të forta. Tendencë e rëndësishme është dhe shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve në vendet skandinave siç është Danimarka, Norvegjia dhe Suedia.
Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së.

Pjese nga raporti i SPAK 

Amerika e Jugut
Siç edhe u citua më lart, grupet kriminale janë të pozicionuara në Amerikën e Jugut ku më pas, përmes lidhjeve me grupet kriminale shqiptare të aktivizuara në tregjet kriminale të BE-së, Britanisë së Madhe dhe Ballkanit Perëndimor, ato arrijnë të eksportojnë sasi të konsiderueshme të narkotikëve dhe të një cilësie të lartë për grupet shqiptare, por dhe ato të kombësive të tjera. Këto grupe kriminale kanë arritur të pozicionohen mjaft mirë në disa shtete të Amerikës së Jugut dhe me sukses po konkurrojnë edhe organizatat kriminale vendase. Vihet re se, grupet kriminale shqiptare, kanë arritur të korruptojnë dhe të kenë akses në nivele të larta qeverisëse, të korruptojnë segmente të agjencive ligjzbatuese dhe të krijojnë mekanizma mbrojtës efektiv.

Bashkimi Evropian
Grupet kriminale shqiptare janë mjaft aktive në tregjet e trafikut të narkotikëve në BE, kryesisht në trafikun e kokainës, heroinës, marijuanës dhe hashashit, por dhe në tregje të tjera kriminale si, në trafikimin e mallrave të kontrabanduar dhe kryerja e transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik (call center).

Itali
Grupet kriminale shqiptare janë aktive thuajse në të gjitha rajonet e Italisë, dhe nga hetimet e kryera në bashkëpunim me agjensitë partnere, gjatë vitit 2023 janë evidentuar aktivitete kriminale, të cilat kryheshin në Puglia, Toskana, Lombardi, Piemonte dhe Friuli-Venecia Giulia.

Beneluks
Edhe gjatë vitit 2023, janë evidentuar aktivitete të grupeve kriminale shqiptare në Belgjikë dhe Holandë. Ajo që vihet re është se, këto grupe kanë lidhje ose janë zgjatues të grupeve kriminale shqiptare, të cilët janë rezident në Amerikën e Jugut dhe i përdorin portet e zonës së Beneluksit për të trafikuar më pas kokainën në BE dhe Britaninë e Madhe. Vihet re gjithashtu se, grupet kriminale shqiptare vijojnë të jenë aktive edhe në rritjen e plantacioneve me kanabis, kryesisht në Belgjikë, në zonat Saint-Josse-Ten-Noode dhe Antëerp. Në Holandë, grupet kriminale shqiptare janë më aktive në Roterdam, për shkak edhe të portit më të madh hyrës në Beneluks.

Francë
Sipas hetimeve të përfunduara në vitin 2023, u evidentua një grup kriminal shqiptar me një strukturë të organizuar dhe të sofistikuar, i cili operonte në territorin e Francës dhe Shqipërisë në trafikimin e mallrave të kontrabanduara dhe pastrimin e parave. Struktura e këtij grupi kriminal tregon se, edhe tregjet kriminale në Francë përbejnë interes për grupet kriminale shqiptare. Vihet re se, territori i shtetit francez është shfrytëzuar gjithashtu si një vend strehimi nga drejtues të organizatave kriminale të rëndësishme, të cilët i janë fshehur ndjekjes penale në Shqipëri.

Spanjë
Një vend tjetër i BE-së, ku grupet shqiptare kanë qënë aktive është edhe Spanja. Gjatë vitit 2023, janë evidentuar grupe shqiptare të përfshira kryesisht në trafikun e kanabisit dhe në fushën e kryerjes së transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik. Spanja ka shërbyer gjithashtu, si një nga pikat kyçe të lëvizjes së kokainës nga Amerika e Jugut për në tregjet kriminale të BE-së. Kryesisht grupet shqiptare garantojnë sjelljen e sasive të kokainës nga Ekuadori në portet e Spanjës, (p.sh. portin e Algeciras), duke e fshehur atë në ngarkesa produktesh të ndryshme (p.sh. frutash ekzotikë, banane, peshk etj.). Spanja është një ndër vendet, ku gjithashtu, grupet kriminale shqiptare, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, po investojnë në pastrimin e produkteve kriminale.

Gjermani
Grupet kriminale shqiptare janë aktivë në trafikun e narkotikëve dhe kryesisht atë të kokainës. Nënvizohet se, një ndër portat hyrëse të sasisë të kokainës është dhe aeroporti i Frankfurtit. Gjermania përveç importit të kokainës dhe heroinës, vijon të shërbejë edhe si destinacion I përzierjes së drogave të forta, të cilat trafikohen më pas në të gjithë BE-në. Vihet re gjithashtu se, ndër viktimat kryesore të aktivitetit kriminal të transaksioneve me anë të mashtrimit kompjuterik janë edhe shtetas gjerman.

Vendet skandinave
Një tendencë e rëndësishëm e shtrirjes së aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në BE, janë dhe vendet skandinave. Grupet kriminale shqiptare në këto vende janë poli-kriminale, por më shumë të fokusuara në trafikun e narkotikëve (kokainë dhe marijuanë) duke u vendosur në një prej këtyre shteteve, siç është Danimarka dhe duke e shtrirë aktivitetin e tyre më pas edhe në tregjet kriminale të Norvegjisë dhe Suedisë. Kryesisht, struktura drejtuese e grupeve që operojnë në këto tregje është hierarkike dhe bazohet në lidhjet familjare dhe shoqërore të cilët kanë funksione vendimmarrëse në organizatë dhe mbikëqyrin anëtarët e tjerë me role dytësore.

Britani e Madhe
Grupet kriminale shqiptare kanë një aktivitet të konsiderueshëm, kryesisht në fushën trafikut të kokainës dhe kanabisit në Britaninë e Madhe. Mendohet se, disa nga këto grupe kriminale mund të konsiderohen ndër ato grupe që kanë influencë shumë të rëndësishme në tregun e kokainës në këtë vend. Në vitet e fundit, grupet kriminale shqiptare janë përfshirë edhe në rritjen e kanabisit në të ashtuquajturat “shtëpitë e barit”, ku bëjnë pjesë një numër i konsiderueshëm të rinjsh. Ajo që është vënë re, nga rastet që ka ndjekur Prokuroria e Posaçme, është rritja e përdorimit të dhunës së grupeve kriminale të përfshirë në rritjen e kanabisit, qoftë në rastin e grabitjeve, por dhe në atë të larjes së hesapeve.

Lindje e Mesme
Vihet re, një prirje e grupeve kriminale shqiptare në zgjerimin e hartës së tyre të tregjeve kriminale edhe në Lindjen e Mesme. Kështu, në të paktën një rast, hetimet treguan se grupi kriminal shqiptar kishte siguruar “kokainë”, “heroinë”,“marijuanë” dhe “risinë”, në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, për ti trafikuar ato më pas drejt Shqipërisë dhe nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë e vendeve të tjera të BE-së.


Rajoni
Grupet kriminale shqiptare po përdorin disa porte si pika kyçe hyrëse të kokainës, e cila vjen nga Amerika Latine për të hyrë në rajon dhe për t’u transportuar më pas në BE. Në hetimet e vitit 2023 është evidentuar se, kokaina vjen me kontenier e fshehur në ngarkesa të ndryshme si p.sh. “pleh organik”, e cila transportohet nga Kolumbia nëpërmjet Portit të Pireut, në Greqi, në drejtim të Portit të Tivarit, në Malin e Zi. Ngarkesat futen në Shqipëri nëpërmjet transportit në rrugë tokësore , për t’u marrë më pas nga personat e specializuar të transportit dhe magazinimit të kokainës, për të bërë ekstraktimin e saj, duke ruajtur pastërtinë maksimale. Vihet re se, Porti i Durrësit po përdoret edhe nga grupe kriminale të Maqedonisë së Veriut për trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës në Itali dhe më pas në shtete të tjera të BE-së. Zhvillimi i linjave të reja të kokainës nëpërmjet Shqipërisë nga grupet kriminale të Maqedonisë së Veriut tregon se, për këtë trafik po përdoren linja që dikur njiheshin si rrugët e trafikut të heroinës.

 

 



Ju sugjerojmë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Para
Lufta në Ukrainë, Rusia intesifikon sulemt mbi Odesa

Lufta në Ukrainë, Rusia intesifikon sulemt mbi Odesa

Japonia ndalon eksportin e 164 artikujve të tjerë nga Rusia

Japonia ndalon eksportin e 164 artikujve të tjerë nga Rusia

Gjermani/ Në ushtri do të krijohet një trupë kibernetike

Gjermani/ Në ushtri do të krijohet një trupë kibernetike
















TE FUNDIT

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
5 Qershor, 2025

Ditën e sotme, Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të diskutuar pikat e rendit të ditës. Sipas kalendarit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
5 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, vendi unë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

Horoskopi, 2 maj 2022
5 Qershor, 2025

Dashi Edhe nëse moti nuk do të jetë perfekt, rekomandohet të kryeni disa ushtrime fizike në natyrë. Është koha të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com