Kombëtarja nisi grumbullimin në Austri. Lojtarët dhe stafi teknik mbërritën në kampin stërvitor në Badvaltersdorf. Sipas programit të parashikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit sot do të zhvillohet edhe seanca e parë. Kombëtarja do të qëndrojë në Austri deri më 2 qershor.
Më 29 maj Shqipëria do të luajë një miqësore me Katarin dhe më 3 qershor do të zhvillojë një tjetër test me Ukrainën në Bergamo.
Gianni De Biasi bëri publike të shtunën listën paraprake me 27 lojtarë. Deri në fund të muajit do të mbeten 23 futbollistë, që do të përbëjnë ekipin e fazës finale të Euro 2016. Shqipëria është në Grupin A, së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.