Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski mbrëmë nga Manastiri kërkoi 63 deputetë, që ti rezistojë partive shqiptare.
Kështu, kryeministri në largim luajti edhe kartën e fundit, atë nacionaliste, duke thënë se nëse ai nuk merr 63 deputet, atëherë Maqedonia do të ketë kryeministër shqiptar.
“Më 11 dhjetor çdokush që dëshiron të përfundojë kjo krizë dhe dëshiron qeveri stabile, duhet të dal dhe ti jap mbështetje koalicionit tonë me fitoren e 63 deputetëve.
Ka edhe një arsye tjetër, dhe kjo është se BDI thotë se nëse VMRO nuk ka deputetët e mjaftueshëm, atëherë për tu krijuar qeveria kusht do të jetë që propozimi për kryeministër të jetë nga BDI dhe PDSH.
Andaj shumë nuk duan që VMRO të fitojë 63 deputetë, por megjithatë është e nevojshme votimi masovik për fitoren e VMRO-DPMNE”, theksoi Gruevski.