Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gruaja xheloze shkatërron me levë makinën e burrit para pallatit

2016/02/15 at 10:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gruaja xheloze shkatërron me levë makinën e burrit para pallatit

TIRANE- Një 48­-vjeçare është arrestuar pasi për motive xhelozie ka shkatërruar me levë hekuri makinën e bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, pasditen e së shtunës dhe forcat e Komisariatit nr.2 kanë arrestuar Mimoza D., nënë e tre fëmijëve. Burime nga Policia thanë se fillimisht ngjarja është denoncuar pa autor nga bashkëshorti i 48­vjeçares, shtetasi Lekë D. Ai ka parë makinën të thyer në vendin ku e kishte parkuar, para pallatit dhe menjëherë ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen.

Pa pasur dijeni se ishte gruaja e tij ajo që i kishte thyer xhamat dhe shpuar gomat e mjetit tip “Benz ML”, i dëmtuari i është drejtuar Komisariatit nr.2, ku ka bërë denoncim për shkatërrim prone. Policia ka nisur menjëherë hetimet për ngjarjen dhe kur ka marrë në pyetje familjarët e të dëmtuarit, nëse kishin parë ndonjë person të dyshimtë apo kishin dijeni rreth autorit, Mimoza D. nuk ka pritur të dëgjojë më shumë pyetje, duke thënë se ishte ajo autorja e ngjarjes.

Menjëherë ajo është shoqëruar në Komisariat për të kryer procedurat e tjera dhe më pas i është komunikuar arrestimi me akuzën “shkatërrim prone”. E dyshuara, gjatë deklarimeve të saj para oficerëve të Policisë, ka shpjeguar se makinën e të shoqit e ka dëmtuar për motive xhelozie.

Sipas saj, kishte disa muaj që ajo kishte mosmarrëveshje me të shoqin, për shkak se ai kthehej vonë në shtëpi dhe nuk i jepte shpjegime se ku kishte qenë. Madje, sipas saj, në disa raste, kur ajo e pyeste pse ishte vonuar, ai nevrikosej dhe ngrinte zërin, duke ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Këto veprime, sipas të arrestuarës, e kishin bërë atë të dyshojë se i shoqi mund të kishte ndonjë lidhje jashtëmartesore dhe për këtë arsye kishte vendosur të hakmerrej. Ajo ka treguar se edhe të shtunën, pavarësisht se ishte pushim, bashkëshorti i saj ishte kthyer vonë në shtëpi dhe nuk kishte ngrënë drekë me familjen, duke thënë se kishte ngrënë jashtë. Për këtë arsye, ajo ka pritur derisa ai është shtrirë për të fjetur dhe më pas, rreth orës 16:00, ka dalë jashtë dhe me një levë hekuri që ka nxjerrë nga bagazhi i makinës, ka nisur të thyejë xhamat e mjetit të të shoqit e në fund e ka mbyllur duke i shpuar gomat. /Panorama/

Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit
Bota

Izraeli e pranon se në Gazë mbështet grup të armatosur kundër Hamasit

7 Qershor, 2025 2:01 pm
Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Para
45 mijë shqiptarë festojnë ndërrimin e viteve në kampe

Gjermanët në protestë, kundër dëbimit të 18 vjeçares shqiptare

Dibranët në protestë: Kundër HEC-it të Skavicës, do marrim fund

Dibranët në protestë: Kundër HEC-it të Skavicës, do marrim fund

Moti, ngrihen temperaturat pranverë në shkurt

Moti, ngrihen temperaturat pranverë në shkurt

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
7 Qershor, 2025

Një person është gjetur i pajetë mesditën e sotme në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se qytetari...

Lexo më shumë

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
7 Qershor, 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Fondacionit Gates, multimiliarderi amerikan kritikoi buxhetet në rënie të shëndetësisë në shumë vende afrikanetë Unionit...

Lexo më shumë

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
7 Qershor, 2025

Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të...

Lexo më shumë

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
7 Qershor, 2025

Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com