Policia italiane ka nisur hetimet ndaj një shqiptari 37vjeçar, me akuzën se nxiti vetëvrasjen e gruas së tij, nënës së 4 fëmijëve.
Gruaja, A.P, 28vjeçare, me origjinë rumune u gjet e pajetë përtokë, pasi kishte rënë nga kati i pestë i pallatit ku banonin.
Alarmin i pari e dha një kalimtar që e pa përtokë të gjakosur, ndërkohë që në banesë ishte burri shqiptar, së bashku me 4 fëmijët, më i madhi i të cilëve, 5 vjeçar.
U duk fillimisht si një vetëvrasje e pastër, por pas një nate të gjatë hetimesh, pas pyetjes së gjatë të shqiptarit në polici, dëshmive të fqinjëve dhe fjalëve të djalit të madh, që treguan se bashkëshortët ziheshin shpesh me njëritjetrin, nisën hetimet për shqiptarin.
Sipas disa mediave italiane, policia kishte ndërhyrë disa herë të shuante grindjet mes tyre. vetëm pak kohë më parë gruaja kishte kërcënuar burrin se do të ikte duke marrë me vete fëmijët, pasi e akuzonte burrin se vinte shpesh i dehur dhe ishte i dhunshëm.