Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në qytetin e Fierit.
Një 23-vjeçar mbeti i vrarë me thikë në lagjen “11 Janari”, pas një sherri që dyshohet të ketë në qendër të tij një grua.
Mësohet se autor i dyshuar i vrasjes është Xhuliano Miho, 39-vjeç. Ai raportohet të ketë goditur me thikë partnerin e ish-bashkëshortes së tij, 23-vjeçarin Xhimi Bakaj.
I riu mësohet se u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Shkak për vrasjen e të riut është bërë divorci mes autorit dhe bashkeshortes, me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa dhe bashkejtonte më 23-vjeçarin Bakaj. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka goditur të paktën 3 herë me thikë.
39-vjeçari u arrestua nga policia, ndërsa hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë vijojnë.