Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në ujërat e liqenit të Fierzës.
Sipas policisë, viktima është identifikuar si shtetasja Z.G., 78 vjeçe, ndërsa në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Mësohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë.
Nga këqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al