“Rama e ka lënë popullin pa bukë”, kështu mendon këngëtarja Greta Koçi, sipas së cilës situata në vend është bërë e pasuportueshme nga jugu në veri.
Këngëtarja Greta Koçi i është drejtuar kryeministrit Rama gjatë protestës së sotme të të rinjve demokratë, duke e pyetur se për çfarë krenohet. Në morinë e shumë shqetësimeve, ajo ka vënë theksin tek ekonomia dhe skamja.
“Për çfarëkrenoheni ju? Populli është pa bukë. Krenoheni me ligjin e arsimit të lartë apo për 300.000 vendet e punës apo për familjet që iu është hequr ndihma ekonomike, apo për të rinjtë që po enden rrugëve të botës. Jeni artist sikur unë z. Rama, por dyshoj shumë tek artistlliku juaj”, ka thënë Greta Koçi.