Një i mitur ka humbur jetën në Itali pasi u pickua nga grerëza. Mediat italiane raportojnë se një djalë 9-vjeçar gjerman vdiq nga shoku anafilaktik i shkaktuar nga një pickim.
Fëmija ishte me pushime me familjen e tij, babain, nënën dhe motrën 6-vjeçare dhe u pickua mbrëmjen e së hënës në qafë. Helmi që hyri në gjak shkaktoi arrest të menjëhershëm kardiak.
Mjekët u shpjeguan prindërve se edhe nëse pickimi do të kishte ndodhur pak metra larg spitalit, nuk do të kishin bërë asgjë për të voglin./Opinion.al