Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ka njoftuar se dogana greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, do të shtyjë grevën deri ditën e hënë, datë 23.05.2016
Sipas kësaj drejtorie gjatë këtij harku kohor dogana greke, nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.
Përjashtim do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent të paraqitur.
Ndërkohë që në Pikën Kufitare Kakavijë dhe atë të Tre Urave ndërpreja e punës për kryerjen e veprimeve për kalimin e mjeteve do të jetë deri më datë 22.05.2016