Autoritetet greke kanë marrë masa të reja për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, përmes një konference për shtyp ka bërë të ditur se shkollat, lokalet, kafenetë, qendrat e argëtimit, baret nuk do të funksionojnë deri në 7 janar.
Në fuqi do të vijojnë të mbeten masat ndaluese për qarkullim nëpër qytetet e vendit. Ndërkohë ata që futen në shtetin grek kenë një test negativ dhe do të hyjnë në një karantinë parandaluese 10-ditore nëse hyjnë nga 7 janari.
Ndërkohë, Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të janarit 2021./ Opinion.al