Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia kërcënon Shqipërinë për “Çështjen Çame”: Kujdes, jemi më të fortë

2016/10/16 at 3:43 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia kërcënon Shqipërinë për “Çështjen Çame”: Kujdes, jemi më të fortë

Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë. “Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet.

Ka dhjetëfishin e GDP­së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët.

Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Kotzias. Kotzias është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet. “Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së axhendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke.

‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.

Kryediplomati grek ka pohuar gjithashtu se, në Shqipëri ka zëra realë që duan të imponojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por sërish, duke kujtuar forcën e Greqisë në rajon, Kotzias ka theksuar se ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të zgjidhur problemet, pa praninë e palëve të treta. Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë greke paralajmëron Shqipërinë.

“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, ka thënë Kotzias.

Nikos Kotzias është ndalur dhe te deklarata e komisionerit Hahn, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston./TCH

Etiketa: cameceshtjagreqiakercenimshqiperia

Ju sugjerojmë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë
Bota

Dekreti i Putinit detyron të huajt në Rusi të nënshkruajnë kontratë me ushtrinë

15 Dhjetor, 2025 9:10 am
Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur
Kronikë

Dy automjete të djegura qëllimisht në Shkodër, autori 19-vjeçar i armatosur

15 Dhjetor, 2025 8:45 am
Para
Eneda Tarifa kënga më e votuar e Eurovizionit

Shpërthen Eneda Tarifa: Disa këngëtare mund të ishin aktore për filma porno

VIDEO/ Ylvi Beqja u detyrua nën kërcënimin me armë që t’i jepte Shullazit 30 % të hotel “Vollga”

VIDEO/ Ylvi Beqja u detyrua nën kërcënimin me armë që t’i jepte Shullazit 30 % të hotel “Vollga”

VIDEO/ Tirana dhe Elbasani, me ajrin më të ndotur

VIDEO/ Tirana dhe Elbasani, me ajrin më të ndotur

TE FUNDIT

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
15 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka...

Lexo më shumë

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
15 Dhjetor, 2025

Këtë të hënë u mblodh Sekretariati i Etikës për të shqyrtuar kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për përjashtimin...

Lexo më shumë

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
15 Dhjetor, 2025

Sot mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste. I pranishëm në kë mbledhje është edhe kryeministri Edi Rama. Sakaq bën me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com