Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia, i vetmi vend që nuk ka varreza për muslimanët

2017/05/20 at 1:24 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia, i vetmi vend që nuk ka varreza për muslimanët

Për herë të parë pas më shumë se një shekulli, në Athinë dhe Selanik të Greqisë do të hapen varreza për muslimanët.

Kërkesa që për çdo vend europian do të tingëllonte tashmë si e kapërcyer, në Greqi shfaqet si një çështje e mprehtë sociale, me projeksione politike.

Ndaj dhe për këtë arsye, kërkesa për zgjidhjen përfundimtare të këtij ngërçi u bë prej 34 deputetëve të partisë Syriza. Nëpërmjet një letre drejtuar ministrive përkatëse, 34 deputetë i kërkojnë qeverisë hapjen urgjente të varrezave të posaçme për muslimanët, dhe dhënien e mundësisë për të kryer rritet ndaj të vdekurve të kësaj popullsie, çka sipas tyre vë në vend dinjitetin e bashkëqytetarëve të një besimi jo ortodoks, për më tepër do të jetë një hap në drejtim të përmirësimit të imazhit demokratik të një vendi anëtar të BE siç është Greqia.

Në letër thuhet se ka ardhur koha që muslimanët t’i varrosin të vdekurit në vendin që ata duan, me respektin dhe dinjitetin e duhur. Për këtë ata kërkojnë akordimin e menjëhershëm të një sipërfaqe në varrezën e Athinës, në vendin e quajtur “skisto”, si dhe në varrezën bashkiake të Selanikut.

Kërkesa që deri pak kohë më parë do të quhej herezi prej kishës vendase, por edhe prej opinionit, erdhi si pasojë e nevojës emergjente për krijimin e vendeve të posaçme ku do të varrosen të vdekurit muslimanë, por edhe si nevojë për hapjen e xhamive dhe faltoreve për mijëra muslimanë që jetojnë në qytetet e mëdha të vendit.

Duket se kërkesa e deputetëve ka marrë dhe konsensusin e kishës greke, e cila pak kohë më parë ka rënë dakord për dhënien e sipërfaqes në fjalë.

Deri në fillimin e shek. të 20-të, në Greqi kishte edhe xhami edhe varreza për muslimanët, por mbas viteve ’40-të, Athina zyrtare ka ndjekur linjën e ashpër kundrejt komunitetit musliman që jeton në qytetet e mëdha të vendit, duke mohuar të drejtat e tyre njerëzore dhe kushtetuese. Madje, jo pak herë Athina ka konfrontuar imazhin e saj, jo vetëm para botës demokratike por edhe para vendeve muslimane, me të cilat ruan marrëdhënie të mira tradicionale.

Deri tani, në qytetet e mëdha të Greqisë, muslimanët i kryejnë ritet e tyre fetare nëpër bodrume dhe magazina të përshtatura si xhami, ndërsa të vdekurit dërgoheshin për tu varrosur me ritet muslimane në zonën e Trakës dhe Komotinisë, zona në të cilët jeton një komunitet musliman, ose trupi i të ndjerit dërgohej me avion në vendin e origjinës, kundrejt vlerave të mëdha monetare./TCH

Etiketa: greqiavarrezat myslimane

Ju sugjerojmë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
Aktualitet

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

15 Janar, 2026 12:49 pm
Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
Bota

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

15 Janar, 2026 12:36 pm
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

15 Janar, 2026 11:41 am
E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
Bota

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

15 Janar, 2026 11:38 am
Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve
Aktualitet

Spiropali për vizat e SHBA: Nuk ka bllokuar lëvizjet dhe udhëtimin e shqiptarëve

15 Janar, 2026 10:58 am
Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë
Bota

Danimarka do të forcojë praninë ushtarake në Groenlandë

15 Janar, 2026 10:33 am
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë

15 Janar, 2026 9:21 am
Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë
Bota

Gjermania, Suedia, Franca dhe Norvegjia dërgojnë trupa në Groenlandë

15 Janar, 2026 9:16 am
Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë
Bota

Në Iran vijojnë protestat, Trump: Regjimi mund të bjerë

15 Janar, 2026 8:53 am
Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant
Bota

Rriten tensionet në Minneapolis, një oficer qëllon një emigrant

15 Janar, 2026 8:35 am
Para
‘Forza Italia’, Paolo Romani: Basha është i vetmi politikan i aftë të integrojë Shqipërinë në BE

‘Forza Italia’, Paolo Romani: Basha është i vetmi politikan i aftë të integrojë Shqipërinë në BE

Këtë fundjavë, ‘provokon’ keq Arbërie Hadërgjonaj !

Këtë fundjavë, ‘provokon’ keq Arbërie Hadërgjonaj !

Granit Xhaka ka një urim special

Granit Xhaka ka një urim special

TE FUNDIT

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë

Hakëruan SPAK, dërgohen për gjykim ish-drejtori i Burgjeve dhe dy të tjerë
15 Janar, 2026

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tre persona. Bëhet...

Lexo më shumë

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt

Ulen tensionet mes SHBA dhe Kolumbisë, Petro lajmëron takim me Trump më 3 shkurt
15 Janar, 2026

Presidenti kolumbian Gustavo Petro konfirmoi të mërkurën se do të takohet me Presidentin e SHBA-së Donald Trump më 3 shkurt...

Lexo më shumë

Pezullimi i vizave migratore, reagon Ambasada Amerikane: Nuk preken vizat e vlefshme

Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
15 Janar, 2026

Ambasada Amerikane ka theksuar se DASH po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për...

Lexo më shumë

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori

E quajti Trump “mbrojtës pedofilash”, pezullohet punëtori
15 Janar, 2026

Ford ka pezulluar një punëtor i cili i bërtiti Donald Trump gjatë një vizite në fabrikën e saj të martën,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com