Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Greqia i ankohet UEFA-s dhe Francës për parullën: Provokim flagrant

2016/06/11 at 8:31 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqia i ankohet UEFA-s dhe Francës për parullën: Provokim flagrant

Mediat greke i kanë bërë jehonë shfaqjes së një parulle për Çamërinë në ndeshjen Shqipëri­Zvicër. Banderola u shfaq në sektorin e tifozëve zviceranë për pak çaste dhe mbi të shkruhej: “Greqia është fajtore. Kujtoni gjenocidin në Çamëri, 100.000 viktima shqiptarë”.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm të Greqisë, ka reaguar pas interesimit të mediave për banderolën e shpalosur. Greqia e cilëson akti si provokativ dhe me përmbajtje nxitëse dhe që sipas tyre përbën një “akt të pacipë”.

“Ky është një provokim flagrant që shkel rregullat e UEFA­s, e cila është përgjegjëse për parandalimin e mbajtjes së sloganeve me përmbajtje provokuese dhe duhen marrë masa të menjëhershme për të ndëshkuar përgjegjësit”, thuhet në reagimin e publikuar nga Ministria e Jashtme greke.

Për këtë arsye, qeveria greke ka bërë ankesë pranë UEFA­s dhe organizatorëve francezë, nga të cilët sipas autoriteteve greke pritet një shpjegim pse ka ndodhur një gjë e tillë. Gjithashtu, Greqia do t’i kërkojë qeverisë shqiptare që të dënojë këtë veprim që për vendin fqinj është i papranishëm dhe provokues. Është e qartë se këto veprime provokative janë ndërmarrë nga grupet margjinale që janë pakënaqur me afrimin greko­shqiptar dhe nga pranimi zyrtar nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare se nuk ka çështje “Çame”, përfundon reagimi i palës greke. Mediat greke Pas publikimit të këtyre imazheve, mediat greke shkruajnë se qeveria e Athinës është shumë e indinjuar. Gazeta “Kathimerini.gr” citon burime në Ministrinë e Jashtme greke duke thënë se ministri Kotzias “do të marrë në zyrë të dy ambasadorët për t’i shprehur indinjimin e qeverisë greke”. Një qëndrim i tillë pritet t’i dërgohet edhe “qeverisë së futbollit europian” për shfaqjen e të tillave mesazheve në ndeshje sportive.

albania-v-sw-thumb-large-665x500

Nga ana tjetër, televizioni “Mega” thotë se qeveria greke i ka nisur një notë proteste UEFA­s dhe kërkon shpjegim nga organizatorët francezë për shfaqjen e të tilla mesazheve në finalen e një evropiani.

Untitled-181-470x361

“Qeveria greke tashmë me anë të përfaqësuesve të saj ka nisur një notë proteste të rreptë në UEFA dhe te organizatorët franceze nga të cilët presin shpjegime se pse, pavarësisht masave të shtuara të sigurisë nuk arritën të parandalojnë hyrjen e kësaj parulla provokuese”,­thuhet në faqen e “Megatv.com”./Panorama

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
Para
Kida: Mediat të qëndrojnë larg jetës sime private

Kida: Mediat të qëndrojnë larg jetës sime private

KLD kallëzon Tahirin: Kërkon të trembë gjyqtarin Arjan Aliaj

KLD kallëzon Tahirin: Kërkon të trembë gjyqtarin Arjan Aliaj

Foto/ Bes Kallaku bën tifo për Shqipërinë nga Roma

Foto/ Bes Kallaku bën tifo për Shqipërinë nga Roma

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
7 Qershor, 2025

Turisti gjerman i cili u dëmtua teksa eksploronte natyrën e Valbonës, është gjetur pas dy orë kërkimesh. Teksa ishte duke...

Lexo më shumë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com