Greqia do të hapë kufijtë për turistët nga 29 vende, nisur nga 15 qershori. Aty përfshihet Shqipëria, vendet e Ballkanit, Gjermania, që është dhe tregu i parë për turizmin në hyrje për Greqinë, por edhe tregje më të largëta si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Sipas autoriteteve fqinje, kjo listë u formua pas një studimi të profilit epidemiologjik të vendeve të origjinës së turistëve dhe pasi mori parasysh njoftimet e djeshme të Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Ajrit (EASA), si dhe propozimin përkatës të Komitetit të Sëmundjeve Infektive.
Në detaje, lista e vendeve , bazuar në njoftimet përkatëse nga Ministria e Turizmit është si vijon:
Shqipëria, Australia, Austri, Maqedonia Veriore, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Qipro, Leros Libani, Lituania, Malta, Mali i Zi, Zelanda e Re, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Republika eke, Finlanda.
Vizitorët nga këto vende do të ekzaminohen, ndërsa për të gjithë të tjerët rregullat ekzistuese ende zbatohen. Lista, e cila do të zgjerohet duke filluar nga 1 korriku, do të shpallet me kohë. Në çdo rast, monitorimi dhe vlerësimi epidemiologjik do të jetë i vazhdueshëm, siç theksohet nga Ministria e Turizmit e Greqisë./Opinion.al