Repartet e zjarrfikësve ende nuk kanë mundur ta vënë situatën në kontroll, pasi zona është e ndikuar nga erërat e forta dhe temperaturat janë tepër të larta.
Raportohet se janë rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve në të paktën gjashtë fshatra.
Zjarret e sotme konsiderohen më të fuqishmet në vitet e fundit, raporton “Kathimerini“, raporton panorama.
Greqia ndodhet në gjendje emergjence pasi në ishullin Hios në Egjeun lindor kanë rënë zjarre të mëdha prej mëngjesit të së hënës.