Gjashtë persona janë ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Sipas informacioneve të paraprake bëhet fjalë për larje hesapesh mes grupeve kriminale.
Pesë prej viktimave ndodheshin brenda një automjeti, ndërsa njëri u gjet jashtë makinës me targa gjermane.
Autoritetet kanë rrethuar zonën, ndërsa po hetojnë për të zbardhur ngjarjen.