Autoritetet greke kanë arrestuar një 31-vjeçar pasi u kap duke vjedhur brenda spitaleve të Athinës.
Bëhet me dije se policia ka zbardhur 10 raste në të cilat i riu është futur në disa spitale publike, dhe duke shfrytëzuar fluksin e qytetarëve, është futur në zyrat e mjekëve dhe ka vjedhur para dhe karta banke.
Ai ka ndalur mjetin e tij në disa pika karburanti duke u furnizuar e duke paguar pikërisht me kartat e vjedhura. Nga hetimet paraprake të deritanishme janë zbardhur 10 raste vjedhjesh nga spitalet, mes të cilëve 2 vjedhje të sendeve personale nga dhomat e pacientëve.
Makina që përdorte për udhëtimet e tij i është konfiskuar, ndërsa theksohet se ai është arrestuar edhe në të kaluarën për krime të ngjashme./Opinion.al