Një autobuz i linjës Volos-Tiranë ka marrë flakë në aksin Kozanë-Larisa. Brenda tij udhëtonin 15 persona, por fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
Mediat greke raportojnë se autobuzi u shkrumbua plotësisht nga zjarri.
Pasagjerët dolën me urgjencë kur panë një re tymi brenda autobuzit.