Prej disa ditësh qytetarët grek po përballen me pamjet e peshqve të ngordhur në gjithë bregdetin e qytetit turistik të Volosit.
Bëhet me dije se ky femomen ka ndodhur për shkak të përmbytjet kolosale disa muaj më parë nga dy stuhitë që përfshinë zonën përreth.
Kufomat lundruese nëpër port lanë një erë të keqe, që alarmoi banorët dhe autoritetet që u përpoqën t’i kapnin para se era të arrinte restorantet dhe hotelet aty pranë .
Autoritetet kanë filluar mbledhjen e qindra mijëra peshqve të ngordhur që u derdhën në portin turistik në qytetin qendror të Volos këtë javë pasi u zhvendosën nga habitatet e tyre të zakonshme të ujërave të ëmbla gjatë përmbytjeve.
Mësohet se vetëm brenda dy ditëve, ekipet e Bashkisë kanë mbledhur mbi 57 ton peshq të ngordhur dhe kanë kërkuar edhe 7 anije të vogla për të pastruar gjithë gjirin.
Kryetari i bashkisë së Volosit, Achilleas Beos, gjatë një konference për shtyp të mërkurën, fajësoi qeverinë që nuk u mor me problemin përpara se të arrinte në qytetin e tij.
Ai u shpreh gjithashtu se peshqit e kalbur mund të krijojnë një katastrofë mjedisore për speciet e tjera në zonë.