Një tjetër tragjedi ka ndodhur në brigjet e Greqisë. Një varkë me refugjatë është mbytur, duke shkaktuar 6 viktima, një fëmijë, dy gra dhe tre burra.
Varka me emigrantë u mbyt në pjesën veriore të ishullit Kos, i cili ndodhet fare pranë kufirit me Turqinë. Kufoma e foshnjes u gjet nga autoritetet greke, pranë brigjeve të ishullit.
Në varkë ndodheshin 10 refugjatë që kishin kaluar përmes Turqisë dhe kishin destinacion Greqinë. Rojet bregdetare vazhdojnë kërkimet në det për gjetjen e të mbijetuarve të tjerë, ndërkohë që në patrullim është edhe një helikopter.