Një shqiptar i deklaruar i zhdukur që nga data 16 mars, u gjet i gjallë në Greqi. Lajmin e bën të ditur faqja greke online “Zougla”, sipas të cilës, shqiptari i quajtur Edmond Neranxi, ishte zhdukur nga Korfuzi, ku jetonte.
Sipas të afërmve, 38-vjeçari ka probleme të rënda shëndetësore. Sipas medieve greke, shqiptari u gjet në një depo të braktisur në Shën Mateu. Nuk sqarohen arsyet e ikjes së tij, por ndërkohë lajmi për kërkimet u përhap në shumë media vendase