Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar pasi në banesën e tyre iu sekuestruan 18.3 kg heroinë.
Arrestimi i tyre u bë në Drapetsona, prane Athinës.
Në banesën e tyre policia sekuestroi gjithashtu 95,8 gr kokainë, 64 kg nga një substance në trajte pluhuri që përdoret në përpunimin e heroines, 540 euro dhe 5 celulare.
Dy shqiptarët, të moshës 48 dhe 37 vjeç akuzohen për trafik droge. Nuk bëhet i ditur identiteti i tyre./oranews/