Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar të Greqisë Dhimitris Ligniadhis është arrestuar nga autoritetet poolicore pasi akuzohet për abuzim seksual me të mitur.
55-vjeçari ka dhënë dorëheqjen nga posti në 5 shkurt pas denoncimeve të shumta ndaj tij për sulme seksuale, të cilat ai vetë i ka mohuar.
Ndërkohë që ditën e djeshme ka qenë një 19-vjeçar, I cili ka deklaruar se Ligniadhis e kishte përdhunuar kur ai ishte 15-vjeç.
Sakaq për ngjarjen Ministria e Kulturës ka dalë me një deklaratë zyrtare ku shprehej se nuk kishte dijeni për këto abuzime që ish-drejtori kishte bërë.
Partitë opozitare greke kanë sulmuar ministren e Kulturës dhe kryeministrim Mitsotakis, të cilin e cilësojnë si një mik të Ligniadhis, ndërsa akuzojnë ministrinë se nuk ka marrë masat në kohë për ta hequr nga puna drejtorin./Opinion.al