Greqia ka regjistruar 610 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas informacioneve 25 prej tyre u zbuluan në pikat kufitare të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve në shtetin grek që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 147860 persona të infektuar, nga të cilat 52.1% janë burra.
Autoritetet shëndetësore bëjne me dije se 34 qytetarë kanë humbur betejën me virusin duke e çuar në 5421 numrin e viktimave. Mosha mesatare e qytetarëve që kanë humbur jetën 79 vjeç dhe 95.4% kishin një sëmundje shoqëruese.
Ndërkaq, 319 persona po trajtohen në terapi intesive në spitalet COVID./Opinion.al