Fëmijët e kopshtit të Bashkisë Himarë tashmë kanë një mjedis të ri të dedikuar për argëtimin e tyre, falë bashkëpunimit midis Bashkisë Himarë dhe Green Coast, që si çdo vit, gjendet pranë fëmijëve për të përmbushur nevojat e tyre.
Gjatë takimit mes kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo dhe administratorit të Green Coast, Armando Alicanaj, u soll në vëmendje rëndësia e krijimit të hapësirave të sigurta dhe argëtuese për fëmijët, duke theksuar edhe një herë angazhimin për t’u gjendur pranë brezave të rinj gjatë shkollimit të tyre.
Green Coast ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Bashkinë Himarë, duke mbështetur aktivitete të ndryshme që i vijnë në ndihmë komunitetit.
Këtë radhë në fokus ishin sërish fëmijët përmes një këndi të ri lojërash, pasi ashtu si edukimi, edhe argëtimi është një tjetër element shumë i rëndësishëm në zhvillimin e tyre.
Edhe më herët Green Coast është kujdesur për të identifikuar dhe mbështetur nisma që kanë në fokus zhvillimin e fëmijëve si dhe përmirësimin e mjediseve arsimore, si pajisja e të gjitha klasave me tabela të zeza për të lehtësuar mësimdhënien në shkollën e Himarës apo krjimi i një laboratori të avancuar të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në shkollën e Dhërmiut.
Për vogëlushët e kopshteve dhe shkollave të bashkisë Himarë janë zhvilluar gjithashtu shumë aktivitete argëtuese, si kampi veror i organizuar nga Green Coast në bashkëpunim me World Vision, festa me dhurata, apo gara dhe evente të ndryshme sportive, kulturore e artistike.
Me angazhimin e vazhdueshëm për të mbështetur edukimin e brezave të rinj, Green Coast dëshmon edhe një herë se investimi më i rëndësishëm është tek fëmijët dhe zhvillimi i tyre.
Në mbështetje të Bashkisë Himarë, ky bashkëpunim është një shembull frymëzues i kontributit që sektori privat mund të japë për një të ardhme më të mirë për fëmijët dhe gjithë komunitetin.