Shpeshherë gjëra mjaft të vogla mund të bëhen shkak për sherre. Kështu, para pak minutash një grua ka debatuar me dy vajza me fjalë të rënda, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Shkaku ishte një akullore, pasi mesa duket njëra nga vajzat i ka rrëzuar padashje akulloren fëmijës që ishte me gruan. Kaq ka mjaftuar dhe gruaja e revoltuar nga kjo gjë e ka sharë me fjalën “Rrugaçe”. Por, vajzat nuk e lënë me kaq duke ia kthyer dyfish sharjet.
“Ca the? Hajde ktu, hajde ktu, hajde!”
“Hajde paguja akulloren që i hodhe gocës.”
“Kujt i thu rrugaçe mi?” “Ju s’ju vjen turp? Ti ia hodhe ”
“Ik mi ndyrsirë muti!”
“Ej se të kap të shkel me këmbë tani ëë? Plehrë”
“Do thërras policinë!”
“Po thirr mi kë të dush ti thirr! Pse ofendon ti? Kujt i thu rrugaçe ti mi? Se do bi njerëz tani të të shklyjn! Ik mi plehrë muti!”
Siç duket dhe nga videoja, edhe pse gruaja ka qenë e shoqëruar, ato nuk janë kursyer me të shara.
Sigurisht, të dyja palët kanë fajin e tyre, por sharje të tilla në mes të rrugës dhe për më tepër në sy të fëmijëve, janë të patolerueshme.