Arsenal dhe Basel janë në Grupin A, ku Granit Xhaka do të luaj sërish kundër vëllait të tij. Taulant Xhaka.
Këta të dy ishin takuar edhe në Kampionatin Evropian, ku Graniti luante për Zvicrën, ndërsa Taulanti për Shqipërinë.
Graniti kësaj radhe shpreson se të dy do të kualifikohen në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Çka të them për shortin e Ligës së Kampionëve. Pasi luajta në Euro 2016 kundër gjakut tim Taulant Xhaka, më shumë mundësi do të luajmë kundër njëri tjetrit edhe në Ligën e Kampionëve. Është edhe më shumë speciale, pasi do të luaj kundër ish skuadrës sime, Basel. Por, shpresoj se të dy skuadrat do të kalojmë në fazën tjetër”, shkruan Graniti në Facebook. /Express/