Arsenali i ka bërë një ofertë zyrtare Granit Xhakës për 43 milionë euro. Lajmi publikohet nga ‘Eurosport.com” që citon gazetat lokale në Mynshengladbah.
Me këtë shumë futbollisti me origjinë shqiptare që luan për Zvicrën pritet të bëhet mesfushori më i shtrenjtë i Arsenalit në historinë e këtij klubi.
Mediat e huaja shkruajnë se Granit Xhaka është i lumtur për kalimin në Londër dhe marrëveshja pritet të arrihet përpara ndeshjes me Shqipërinë në Europian.
Shqipëria do të ndeshet me Zvicrën në finalet e “Euro 2016” dhe në këtë sfidë pritet të luajnë përballë tyre dy vëllezërit Taulant dhe Granit Xhaka.