Granit Xhaka është zyrtarisht kapiteni i skuadrës Arsenalit
Unai Emery, pasi mori drejtimin e ekipit londinez në vitin 2018, ka bërë rotacion në rolin e kapitenit me 5 futbollistë: Laurent Koscielny, Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka.
Dy kandidatët për shiritin kapitenit ishin vetëm Ozil dhe Xhaka, por, mesfushori gjerman ka bërë fare pak për të bindur Emeryn se e meriton një vend titullari këtë sezon, duke lënë vetëm Xhakën si kandidat.
Sipas BBC, trajneri spanjoll ka vendosur që Xhaka të jetë kapiten i përhershëm dhe të lërë mënjanë rotacionin e shiritit./ Opinion.al E.Xh.