Granit Xhaka shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit, pasi tashmë ka pozuar me fanellën e ‘Topçinjve”.
Për të treguar që Arsene Wenger nuk ka gabuar me transferimin e 23 vjeçarit, e tregojnë mijëra përdorues të faqes zyrtare të Bundesligës, që kanë zgjedhur Granit Xhakën në 11-shen më të mirë të sezonit.
5 lojtarë në këtë formacion janë të Bayern Munichut, 2 të Borussia Dortmundit, 1 i Wolfsburgut, 1 Hoffenheim, nje Schalkes dhe Xhaka që përfaqëson Monchengladbachun.