Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gramoz Ruçi pa mandat në PS, Asambleja e harroi apo çfarë?

2016/03/28 at 1:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debate në grupin e PS: Të japin llogari ministrat. Kokëdhima ‘beu’ i jugut

TIRANE- Ndërsa vemendja është perqendruar tek kryetari i Partisë Socialiste, duket se ka edhe një gjë tjetër që nuk shkon. Mandati i Gramoz Ruçit si kryetar i Asamblesë. Referuar fakteve qe sjell gazeta “Shqip” mësojmë se mandati 4 vjeçar i Gramoz Ruçit ka përfunduar tashmë por në Asamblenë e pak ditëve më parë nuk u votua për ripërtëritjen e mandatit të tij.

Burime pranë së majtës bëjnë me dije për “Shqip”se në mbledhjen e ardhshme të Asamblesë Kombëtare, tashmë e rifreskuar, do të ngrihen si çështje pikërisht zgjedhjet për kreun e ri të saj, që njëherësh është dhe sekretari i përgjithshëm i partisë apo dhe strukturave të tjera.

Por çfarë parashikon statuti i partisë për kreun e Asamblesë Kombëtare dhe sekretarin e përgjithshëm?

‘Kushtetuta’ e PS-së parashikon në nenin 47 të saj gjithë procedurat për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë, por edhe kreut të Asamblesë Kombëtare, të cilët saktësohet se kanë një mandat 4- vjeçar, si dhe kush e zgjedh. Kështu pika 5 e nenit 40 që përcakton kompetencat e Kongresit të partisë është dhe ajo e zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm, pikë e cila mesa duket u anashkalua nga Kongresi i mbajtur më 19 mars. Ndërkohë që në statutin e vjetër të partisë, zgjedhja e kreut të AK-së nuk ka qenë kompetencë e Kongresit, por e vetë Asamblesë. Në nenin 27, statuti parashikonte që “AK me propozim të kryetarit të partisë zgjedh kryetarin e saj”.

Lidhur me këtë ndryshim, nuk dihet se kujt do t’i referohet e majta për zgjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të saj, pasi mbledhja e kongresit është ezauruar. “Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste zgjidhet nga Kongresi Zgjedhor i partisë dhe është përgjegjës për drejtimin dhe funksionimin organizativ të partisë. Sekretari i Përgjithshëm ka këto detyra kryesore: Drejton mbledhjet e AK; Drejton Sekretariatin Ekzekutiv; Në mungesë dhe me porosi të Kryetarit të partisë drejton mbledhjet e Kryesisë së partisë; Ndjek dhe përgjigjet për zbatimin e Statutit, vendimeve të miratuara nga Kongresi dhe rregulloreve e udhëzimeve të forumeve drejtuese të partisë apo dhe i propozon Asamblesë Kombëtare për shqyrtim e miratim dokumentet për projekt-statutet, projekt-aktet e ndryshme pjesë të Librit të Rregullave të partisë”, thuhet në statutin e PS, teksa një kompetencë tjetër e rëndësishme është dhe kryerja e funksioneve të kryetarit të partisë për periudhën kur vendi i tij mbetet vakant.

Vendimet

Asambleja e re do të jetë njëherësh edhe struktura që do të zgjedhë Kryesinë e re të PS-së, por edhe librin e rregullave brenda partisë, për të cilin ka punuar një grup i posaçëm pune, i ngritur me vendimin e Asamblesë të mbledhur në korrik të vitit të kaluar. “Zgjedh Kryesinë, Sekretariatin Ekzekutiv, Komisionin e Zgjedhjeve, Kryefinancierin si dhe Këshillin e Mbikëqyrjes Financiare. Procedurat e votimit të forumeve drejtuese që zgjedh Asambleja Kombëtare përcaktohen me vendim të veçantë të saj”, thuhet në nenin 44 të statutit. Në të njëjtën kohë, Asambleja e re do të zgjedhë edhe tre zëvëndëskryetarët dhe sekretarin e saj. Të drejtën e propozimit e ka Kryetari i partisë si edhe 5% e anëtarëve”, thuhet në statutin e partisë në lidhje me Asamblenë.

Ju sugjerojmë

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
Sociale

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

18 Qershor, 2025 3:11 pm
Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
Aktualitet

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

18 Qershor, 2025 2:50 pm
Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
Rajoni

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

18 Qershor, 2025 2:50 pm
“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
Aktualitet

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

18 Qershor, 2025 2:43 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

18 Qershor, 2025 2:26 pm
Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
Aktualitet

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

18 Qershor, 2025 1:47 pm
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

18 Qershor, 2025 1:27 pm
Para
Enca ndryshon look, bëhet bionde

RIP Enca!

Luana Vjollca, seksi apo bishë?

Luana me thonj pis

Dieta ushqimore që do t’ju shpëtoj jetën

Dieta ushqimore që do t'ju shpëtoj jetën

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!

“Elevate by Floriana Garo”:Ankthi dhe depresioni po përhapen në heshtje në Shqipëri!
18 Qershor, 2025

Në episodin më të fundit të emisionit “Elevate by Floriana Garo”, publikuar në kanalin e saj zyrtar në YouTube, u...

Lexo më shumë

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4

Rinumërohen 25 kuti në Tiranë: PS-së i hiqen 30 vota, PD-së 4
18 Qershor, 2025

Rinumërimi i votave për Qarkun e Tiranës vijon pa problematika. Sipas të dhënave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më...

Lexo më shumë

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë

Kupchan: Pas dështimeve globale, Trump mund t’u kthehet Kosovës dhe Serbisë
18 Qershor, 2025

Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e presidentit amerikan, Donald Trump,...

Lexo më shumë

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
18 Qershor, 2025

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, arrestohet 27-vjeçarin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com