Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gradat për sportistët, Rama: Ushtarakët do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s

2023/04/06 at 11:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gradat për sportistët, Rama: Ushtarakët do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s

Qeveria shqiptare zhvilloi ditën e sotme ceremoninë për dhënien e gradës ushtarake “Kolonel” për sportistët kampionë të Shqipërisë dhe Kosovës që kanë nderuar vendin në Lojërat Olimpike, apo edhe në kampionatet europiane dhe botërore.


Në këtë ceremoninë, kryeministri Edi Rama tha se ushtarakët shqiptarë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s, duke theksuar se ‘kjo do të ndodhë në pak vitet që vijnë dhe jo pas 10 vjetësh’.

“Sot shpërblimi për ushtarin më të thjeshtë të Forcave të Armatosura me arsimin më të ulët është një shpërblim, i cili jo vetëm është mbi pagën minimale në mënyrë të ndjeshme, por është një shpërblim që do shkojë në rritje çdo vit. Sepse ne i kemi rritur pagat e Forcave të Armatosura, në vijim dhe do të vazhdojmë t’i rrisim. Ambicia jonë është që të gjithë ata që veshin uniformën e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë kur shkojnë në misione ndërkombëtare të mos ta shikojë asnjë nga poshtë lart prej kolegëve të tyre të vendeve të NATO-s. Ushtarakët tanë do të paguhen me mesataren e lartë të NATO-s dhe kjo do të ndodhë jo pas 10 vjetësh, por në pak vitet që vijnë”, u shpreh Rama.

Aie ka konsideruar gradimin e sportistëve si një ditë historike për sportin dhe Forcat e Armatosura, duke thënë se përfshirja e këtyre kampioneve në Forcat e Armatosura përbën një vlerë të shtuar morale dhe profesionale.

“Sot pjesë e FA bëhen një grup sportistësh dhe sportistesh që flamurin kombëtar e kanë ngritur në  majën më të lartë. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe 3 kampione shqiptare nga Kosova që nga sot e tutje do të jenë bashkë me kampionet dhe kampionët shqiptarë nga Shqipëria nën të njëjtin flamur për të njëjtin mision, me të njëjtat ambicie dhe vullnete të bashkuara në funksion jo më vetëm të sportit, por edhe të FA. Përfshirja e këtyre kampionëve dhe gradimi i tyre sot me gradën më të lartë si kolonelë dhe kolonele të FA si dhe i pjesës tjetër me gradat e tjera sipas arritjeve të tyre në sport përbën pa asnjë diskutim një vlerë të shtuar morale, një vlerë të shtuar profesionale përtej simbolikës”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se në këtë mënyrë kampionët shqiptarë dalin nga zona e braktisjes dhe harresës nga shteti.

“Kampionët dhe kampionet shqiptare tanimë të dalë përfundimisht nga zona e errët e braktisjes dhe harresës nga shteti do të jenë në mes ushtarëve tanë, do të jenë në mes drejtuesve të tyre, do të jenë në mes të gjitha atyre përpjekjeve për ta ngritur më lart ushtrinë tonë duke e vënë forcën e shembullit të tyre dhe njëkohësisht shembullin e forcë së tyre në dispozicion të trajnimit dhe stërvitjes psikofizike të forcave tona”, u shpreh Rama.

 

Etiketa: edi ramalojera olimpikenato


Ju sugjerojmë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
Bota

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

6 Gusht, 2025 10:56 pm
Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
Aktualitet

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

6 Gusht, 2025 10:22 pm
“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

6 Gusht, 2025 9:46 pm
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

6 Gusht, 2025 9:15 pm
Patos, digjen 4 hektarë me pisha
Aktualitet

Patos, digjen 4 hektarë me pisha

6 Gusht, 2025 9:02 pm
Sulmet izraelite, mbi 59 mijë palestinezë të vrarë në Gaza
Bota

Gaza, 138 viktima në 24 orët e fundit

6 Gusht, 2025 8:32 pm
Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe
Bota

Kundër luftës në Gaza/ Ish-kryeministri izraelit u bashkohet thirrjeve për paqe

6 Gusht, 2025 8:04 pm
Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani
Sport

Ardon Jashari, futbollisti i parë shqiptar te Milani

6 Gusht, 2025 7:42 pm
Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë
Aktualitet

Ambasada e SHBA pret deputetët e rinj: Presim të punojmë me të gjithë

6 Gusht, 2025 7:04 pm
Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit
Sport

Trajneri serb merr drejtimin e Partizanit

6 Gusht, 2025 6:57 pm
Para
Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, Gjykata lë në burg 40-vjeçarin

Plagosi me thikë 3 persona në Laprakë, Gjykata lë në burg 40-vjeçarin

Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e ODIHR në Tiranë, takim me Celibashin

Zgjedhjet e 14 majit/ Shefja e ODIHR në Tiranë, takim me Celibashin

Kush janë 7 sportistët që u nderuan me gradën e lartë ushtarake “Kolonel”

Kush janë 7 sportistët që u nderuan me gradën e lartë ushtarake “Kolonel”
















TE FUNDIT

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë

Pas ushqimeve, Gaza në krizë për ujë
6 Gusht, 2025

Shumë banorë të Gazas, të dobësuar nga uria, kalojnë çdo ditë nëpër një peizazh të shkatërruar për të mbledhur ujin...

Lexo më shumë

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse

Zjarr pranë uzinës së Poliçanit, situatë e rrezikshme te magazinat me lëndë plasëse
6 Gusht, 2025

Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin pranë uzinës së Poliçanit, duke avancuar me shpejtësi në drejtim të zonës C, ku...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump planifikon të takohet me Putin dhe Zelenskin

“Kritikat” e Trump për Putinin, reagon Kremlini
6 Gusht, 2025

Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, raporton New York Times, duke cituar dy persona...

Lexo më shumë

Zelensky reagon pas takimit të të dërguarit të SHBAme Putin: Rusia duket më e…

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
6 Gusht, 2025

Në një mesazh drejtuar popullit ukrainas, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Rusia duket “më e gatshme” të vazhdojë me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com