Një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në Unazë të Re në Tiranë.
Policia bën me dije se rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.