Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që shiste armë dhe kryente grabitje të ndryshme.
Operacioni nisi, pasi dy shtetas. E.Gj dhe G.M. 24 dhe 27 vjeç ishin grabitur dhe dhunuar nga pjesëtarët e grupit kriminal një ditë më parë, duke përfunduar në spital.
Nga hetimet rezultoi se shtetasit me iniciale E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon I-Phone nga disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë tjetër.
Policia e Shkodrës menjëherë sa ka marrë njoftim ka organizuar punën duke zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet”, ku kanë marrë pjesë efektivët e Komisariat të Policisë Shkodër, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër, ku si rezultat i operacionit u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
-Bekim Torishta 20 vjeç, banues në Shkodër.
-S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
-Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (I dënuar më parë për plagosje).
Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasit A. B, 27 vjeç, banues në Shkodër.
Këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale: “ Vjedhje me armë ”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.
Ne cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 2(dy) gëzhoja model 54 dhe 1 (një) predhë model 54.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e të dyshuarve janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
-6(gjashtë) automjete të ndryshme, ku në automjetin Ford Focus i përdorur nga autorët e dyshuar në ngjarjen e vjedhjes me armë janë gjetur dhe sekuestruar:
-2(dy) antiplumba
-305( treqind e pesë) copë fishekë model 56
-5 (pesë) krehëra armë zjarri automatikë
-2 (dy) krehëra pistoletë TT
-5 (pesë) skafandra motori
-4 (kater) maska dhe 4 (katër) kapucë me ngjyrë të zezë
-7 (shtatë) copë fishekë model 54
-3(tre) gëzhoja model 54
-rroba me mbetje si gjaku
-8(tetë) telefona celularë të markave të ndryshme.
Në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Astrit Bilali, 56 vjeç, banues në Shkodër, babai i të shpallurit në kërkim
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :
-1(një) arme gjahu çifte
-1 (nje) pistoletë me mulli pa numër
-1(nje) armë gjahu shotgan
-1(nje) thikë dhe 25 copë fishekë të cilat i posedonte pa leje.
Gjithashtu në vazhdimësi të kryerjes së veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë dhe i shtetasit Brahim Bilali, 58 vjeç, banues në Shkodër (xhaxhai i shtetasit të shpallur në kërkim).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
– 3 arme zjarri kallashnikov,
-1(një) silenciator me ngjyrë të zezë.
– 1(një) armë zjarri automatikë e shkurter, me krehër ,me silenciator , pa numër
(e ngjashme me automatikun Tomson)
-2 (dy) krehëra pistoletë TT dhe 3 krehera me fishekë automatiku.
-7 (shtatë) kallepë tritoli 200 gram
-1(një) kuti me kallepë tritoli,
-10(dhjetë) kapsolla detonatore elektrike me përcjellësa dhe 12(dymbëdhjetë) kapsolla detonatore pa përcjellësa -23(njëzet e tre) fishekë armë gjahu kalibri 12 mm ,
-190 (njëqind e nëntë) fishekë model 56 kalibri 7.62 mm .