Gjyqtarja që do të caktonte masat e sigurisë për personat e ndaluar për grabitjen në Rinas është terhequr nga gjykimi. Ajo ka thënë se ka konflikt interesi, ka lidhje me një prej të ndaluarve lidhur me ngjarjen, pikërisht me njërin prej punonjësve të ICTS që ruan aeroportin e Rinasit.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha u tërhoq nga caktimi i masës së sigurisë për dy nga të akuzuarit, njëri prej të cilëve, është Fadil Jonuzi.
Tashmë tre te tjerët do të gjykohetnnga kreu i kësaj gjykate. Të ndaluarit për grabitjen janë: Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza; Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTSAlbania);
Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale; Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë.