Grabitja e djeshme në Rinas ka sjellë edhe reagimet e klasës politike. Deputetja socialiste Ermonela Felaj ka thënë se kjo ngjarje nxit nevojën për të rishikuar koncesionet.
“Ngjarja ishte shume e rëndë. Ajo tregoi nevojën për rishikim të koncesioneve jo vetëm në aeroportin e Rinasit por edhe në vende të tjera. Edhe pse është e vështirë, duhen marrë masa për rishikim të koncesioneve. Përgëzoj punën dhe ndërhyrjen e Policisë së Shtetit”, është shprehur Felaj.
Nga ana tjetër, Mimi Kodheli ka thënë se grabitja në Rinas është një ngjarje shumë e rëndë, por nuk mund të flitet për cenim të sigurisë kombëtare.
“Cenimi i sigurisë kombëtare është fjalë e madhe, por ngjarja e Rinasit është e rëndë dhe duhet parë me seriozitet”, u shpreh Kodheli./Opinion.al