Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e Rinasit/ Autorët befasojnë në gjyq: Kemi pamjet, shikoni se…

2017/03/19 at 9:27 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e Rinasit/ Autorët befasojnë në gjyq: Kemi pamjet, shikoni se…

Gjykata e Shkallës së Parë dhe Apeli i Krimeve të Rënda caktuan dje masa sigurie “arrest në burg” për tre persona të dyshuar për përfshirje në grabitjen e parave të një banke në rrugën e Rinasit, raporton “Panorama”.


Shkalla e Parë la në qeli Aleksandër Muratajn dhe Dritan Sinanin, dy të arrestuarit e fundit nga operacioni policor i koduar “Patriot”, ndërsa Apeli la të pandryshuar masën “arrest në burg” për Dash Kupën.

Burime pranë Gjykatës sqaruan se të dyshuarit Murataj dhe Sinani kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzën. Ndërsa Prokuroria tha se filmimi i tyre nga kamerat e banesës së Admir Muratajt, teksa çojnë çantat me para aty, është një nga provat kryesore.

Në seancat gjyqësore të zhvilluara me dyer të mbyllura, të dyshuarit kanë paraqitur edhe alibi, që sipas tyre i përjashtonin nga ngjarja. Sipas burimeve, Aleksandër Murataj, vëllai i Admir Muratajt, aktualisht i shpallur në kërkim për grabitjen ka pretenduar se ditën që ndodhi ngjarja, në shkurt 2017, ai ka qenë te dentisti.

Ai ka pretenduar se ky fakt mund të provohet nga kamerat e sigurisë së klinikës, si edhe nga regjistri i mjekut stomatolog, ku është regjistruar emri i tij si pacient. Po ashtu, përmes avokatit mbrojtës, Dritan Sinani ka përjashtuar veten e tij nga grabitja e 9 marsit. Ai ka pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen, apo me persona që mund të jenë të përfshirë në grabitjen e parave të bankës. Njohjen e tij me Admir Muratajn, Sinani e ka justifikuar me punësimin e vëllait të tij.

“Vëllai im ka punuar si kopshtar tek Admir Murataj, ndaj njihemi”, mësohet të jetë shprehur Sinani në seancë. Pretendimet e tyre kanë rënë ndesh me kërkesën e përfaqësuesit të Prokurorisë. Sipas Prokurorisë, Murataj dhe Sinani janë të përfshirë drejtpërdrejt, në role të caktuara, në grabitjen e gati 3.2 milionë eurove në rrugën e Rinasit.

KUPA

Apeli i Krimeve të Rënda shqyrtoi dje ankimin e bërë nga Dash Kupa për masën e sigurisë “arrest në burg”, caktuar nga Shkalla e Parë për të. Pasi u njoh me kërkesën e mbrojtësit të tij për një masë më të butë sigurie dhe atë të prokurorit për lënien e të akuzuarit në paraburgim, Kolegji Penal vendosi mosndryshimin e masës.

Apeli ka vlerësuar se nuk ka ndryshuar asnjë nga kushtet ligjore, që do të justifikonin ndryshimin e masës së sigurisë për Kupën. Edhe ky i fundit ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues në lidhje me akuzat e Prokurorisë që e lidhin me grabitjen në rrugën e Rinasit. Në seancat për caktimin e masës së sigurisë, Kupa ka pretenduar se në kohën kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë në picerinë e tij në Fushë-Krujë.

“Kam qenë në ambientet e lokalit tim në zonën e Fushë-Krujës, ku edhe jam filmuar nga kamerat e sigurisë. Merrini pamjet dhe shikojini. Kam edhe dëshmitarë që kanë qenë në lokal në të njëjtin moment, të gatshëm ta thonë këtë fakt”, ka pretenduar Kupa në seancën në Shkallën e Parë./A.Bajrami

Burimi: Panorama

 

Etiketa: AUTORETbefasojnegjyqigrabitja ne rinas.


Ju sugjerojmë

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
Kryesore

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

27 Tetor, 2025 11:21 am
Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
Politikë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

27 Tetor, 2025 11:17 am
Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
Kryesore

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

27 Tetor, 2025 10:59 am
Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
Kryesore

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

27 Tetor, 2025 10:28 am
Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit
Aktualitet

Moti i keq/ Rrëshqitje dherash dhe probleme me energjinë në qarkun e Kukësit

27 Tetor, 2025 9:21 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

27 Tetor, 2025 8:29 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

27 Tetor, 2025 8:27 am
Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
Sport

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

26 Tetor, 2025 10:14 pm
Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
Bota

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

26 Tetor, 2025 10:11 pm
Para
Çfarë ka ndodhur, pse Luana nuk i ndërron kurrë këpucët?

Video/ Shpërthen në lot në mes të emisionit Luana Vjollca: “Nuk duhej të kisha ardhur këtu...”

Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

Karaburun, kapen 1.2 tonë hashash. Destinacion, Italinë

Kohë më parë u rendit në “listën e zezë”/ Deputeti revoltohet labçe: “Ata janë viktima dhe vemje, nuk durojnë karizmen time”

Kohë më parë u rendit në "listën e zezë"/ Deputeti revoltohet labçe: “Ata janë viktima dhe vemje, nuk durojnë karizmen time”
















TE FUNDIT

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…

PD kërkon të bëjë pyetje për drejtësinë, Balla-Berishës: Sikur djalli të…
27 Tetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikoi me Sali Berishën pas akuzave të këtij të fundit lidhur me...

Lexo më shumë

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet

Raportimi i drejtësisë, Berisha: Lejoni deputetët të bëjnë pyetjet
27 Tetor, 2025

Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që deputetëve t’iu jepet e drejta për t’i drejtuar pyetje institucioneve që do të raportojnë...

Lexo më shumë

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë

Reforma Zgjedhore, Berisha: OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë
27 Tetor, 2025

Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale

Kuvendi miraton ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale
27 Tetor, 2025

Kuvendi ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore dhe për reformën territoriale dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com