Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e marketit/ Si e planifikoi autori vjedhjen dhe si u largua

2016/06/19 at 10:59 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabitja e marketit/ Si e planifikoi autori vjedhjen dhe si u largua

Autori i tentativës së grabitjes në një market në Kamzë, ku mbeti e plagosur edhe një 19­vjeçare tri ditë më parë, duket se e ka studiuar mirë zonën para se të kryente sulmin e dhunshëm.


Tri ditë pas ngjarjes në Kamzë, ku mbeti e plagosur një 19­-vjeçare, punonjëse e marketit, autori i ngjarjes, i filmuar nga kamerat e sigurisë me një kallashnikov në duar, mbetet ende i paidentifikuar. Megjithatë, policia ka vazhduar me marrjen në pyetje të personave dëshmitarë të ngjarjes dhe mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorit të krimit.

Për këtë arsye, pas disa dëshmive të marra në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve pranë marketit për gjithë periudhën njëmujore të fundit. Sekuestrimi i pamjeve është bërë pas disa dëshmive të marra nga policët në vendin ku ndodhi plagosja e 19­ vjeçares I. Dushku.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se një person me fizik të ngjashëm me atë të autorit (i filmuar teksa qëllon me armë dhe lëviz në tunelin e pallatit ngjitur me marketin), e kanë parë edhe më herët në atë zonë.

“Personi ka qenë me kapuç të ulur deri te balli. Ka qëndruar para marketit dhe në zonën në hyrje të tunelit për disa ditë”, mësohet t’u kenë dhënë dëshmitarët hetuesve të Policisë. Sipas burimeve nga hetimi, dëshmitarët kanë pohuar se nuk ka shumë ditë që e kanë parë “të dyshuarin” për herë të fundit. Ai kishte qenë i vetëm dhe nuk dukej si banor i zonës, ndërkohë që nuk kishte hyrë në market, ndonëse dukej sikur nga jashtë është përpjekur të shihte ambientet e brendshme.

Për këtë arsye, policia ka vendosur të sekuestrojë pamjet filmike të muajit të fundit nga kamerat e vendosura në atë zonë, me shpresën se i dyshuari mund të jetë fiksuar pa maskë. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat e marra në vendin e ngjarjes, policia ka dyshime se autori i krimit nuk ka pasur qëllim grabitjen, ndërsa nuk përjashtohet edhe hetimi mbi mundësinë që autori të ketë qenë nën efektin e lëndëve të ndaluara. Mënyra kaotike se si ka vepruar autori i ngjarjes, duke shtënë me armë kuturu, i bën hetuesit të dyshojnë.

Por ai ka qenë i saktë në largimin nga vendi i krimit pasi ka zgjedhur një rrugicë qorre, pa ndriçim, që të shpie në drejtim të Laknasit, ku ka ikur në këmbë. Policia, e cila shkoi në vendin e ngjarjes, gjeti pamjet e kamerave të sigurisë në momentin e grabitjes dhe disa gëzhoja rreth marketit, por pa arritur ta identifikojë autorin e dyshuar të krimit./ Panorama.al



Ju sugjerojmë

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
Rajoni

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

11 Korrik, 2025 10:29 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Para
Po ndodh/ Plagosje me armë zjarri në Golem

Po ndodh/ Plagosje me armë zjarri në Golem

Tentuan të fshehin vrasësin me pagesë, pranga dy krutanëve

Tentuan të fshehin vrasësin me pagesë, pranga dy krutanëve

Nëse kualifikohet, ja ekipet me të cilat do të përballet Shqipëria

Nëse kualifikohet, ja ekipet me të cilat do të përballet Shqipëria

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
12 Korrik, 2025

Ditën e Shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

Horoskopi, 22 nëntor 2023
12 Korrik, 2025

Dashi Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat. Kjo do...

Lexo më shumë

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
11 Korrik, 2025

Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë nënstacionit të vjetër elektrik në Gjirokastër. Sipas informacioneve të para, zjarrfikësit...

Lexo më shumë

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç

Srebrenica në shërbim të politikës së Vuçiç
11 Korrik, 2025

“Ka ardhur koha për të vërtetën” - kështu i paralajmëruan mediat proqeveritare në Serbi filmat dhe “emisionet speciale” që mohuan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com