Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Grabitja e Krujës/ Policia: Ja si e vranë djemtët e fisit Haka, bashkëfshatarin Fatmir Pula

2016/01/23 at 12:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Grabitja e Krujës/ Policia: Ja si e vranë djemtët e fisit Haka, bashkëfshatarin Fatmir Pula

Prokuroria e Krujës ka zbardh të plotë ekzekutimin e shtetasit Fatmir Pula, të ndodhur disa ditë më parë pranë banesës së tij: vrasje ku dyshohet se janë përfshirë djemtë e fisit Haka.

Akuza ka kërkuar “arrest në burg” për 6 shtetas, të arrestuar e të dyshuar për veprën penale të “Vjedhjes me me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake..”.

Ngjarja e cila ka ndodhur më datë 19 janar në fshatin Zezë të Komunës Nikël, në Krujë, ku gjatë tentativës për ta grabitur, njëri prej personave të dyshuar e ka qëlluar me armë automatik, duke i shkaktuar vdekjen shtetasin Pula.

Ngjarja e plotë e zbardhur nga Policia e Shtetit

Më daten 19.01.2016, rreth orës 20.30, nga ana e Komisariatit të Policisë Krujë është njoftuar se ne vendin e quajtur Fshatin Zezë Komuna Nikël, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi Fatmir Pula, i datëlindjes 1971, me banim në fshatin Zezë­ Komuna Nikël/Krujë.

Menjëherë pas kësaj është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorit, në përbërje të të cilit ka pasur oficerë të policisë gjyqësore të sektorit per Krime të Rënda të Komisariatit të Policisë Krujë dhe Drejtorisë së Policisë Vendore Durrës.

Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimor të cilat filluan qysh në momentin e njoftimit për vrasjen dhe vazhduan deri në mengjesin e datës 20.01.2016, nëpërmjet hetimeve proaktive në bashkëpunim me forcat e Policisë së Shtetit, është bërë e mundur të siguroheshin të dhëna lidhur me autorin e dyshuar të vrasjes, konkretisht shtetasin Admir Haka.

Ky shtetas rezulton të ishte banor i fshatit “Zezë­Nikël” dhe njëkohësisht fqinj me viktimën.

Veprimet hetimore të mëtejshme provuan se nuk kishim të bënim me veprën penale të “Vrasjes me Paramendim”, por qëllimi parësor i autorëve ishte shtënia në dorë e pasurisë së viktimës, veprime të cilat sollën si pasojë vrasjen e viktimës Fatmir Pula.

Po kështu rezultoi se personi i dyshuar Admir Haka për këtë qëllim kishte organizuar dhe ekzekutuar planin kriminal në bashkëpunim me shtetasit Herton Haka, Aleksandër Haka, Otion Metuku, Hekuran Boci dhe E.C. Në këtë kuadër është urdhëruar arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, si edhe është shpallur në kërkim shtetasi E.C.

Konkretisht ngjarja rezulton të ketë ndodhur në këto rrethana:

Të arrestuarit Admir Haka, Herton Haka, Aleksandër Haka, Hekuran Buci, Olti Metuku dhe E.C. kanë lidhje familjare dhe njohje të mëparshme me njëri­tjetrin.

Pas një plani paraprak që ka pasur për qëllim vjedhjen e pasurisë së viktimës Fatmir Pula të hartuar qysh më parë ndërmjet shtetasve Admir Haka, Oltion Metuku dhe E.C., ne datë 19.01.2016 rreth orës 20.00, shtetasit Admir Haka dhe E.C, kanë shkuar në afërsi të shtëpisë së viktimës Fatmir Pula.

Pasi kanë marrë më parë armën që e kishin fshehur te vëllai i shtetasit Admir Haka, kanë vënë thasë në rrugën që të conte në banesën e viktimës.

Pasi i kanë bërë thirrje për të ndaluar këtij të fundit, kanë

kapërcyer gardhin duke qëlluar në drejtim të shtetasit Fatmir Pula, pasi ky i fundit doli jashtë mjetit të tij.

Vepra penale e mësipërme është dokumentuar dhe për këtë qëllim personat e arrestuar janë dërguar në gjykatën e shkallës së parë Krujë për “vleftësimin si të ligjshëm të arrestmit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” në ngarkim të personave të arrestuar si bashkëpunëtorë në kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes me me pasojë vdekjen, të kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar përkatësisht nga nenet 141­25 dhe 278/5 të K.Penal.

Ju sugjerojmë

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
Aktualitet

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

6 Korrik, 2025 3:06 pm
Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
Bota

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

6 Korrik, 2025 2:55 pm
Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
Rajoni

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

6 Korrik, 2025 2:42 pm
“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
Life Style

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

6 Korrik, 2025 2:39 pm
Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”
Aktualitet

Vlorë/ Aksioni për hapësirat publike, lirohet një sipërfaqe 300 m² te “Uji i Ftohtë”

6 Korrik, 2025 2:07 pm
Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë
Kronikë

Greqi/ Përplasja me armë zjarri, në pranga 12 shqiptarë e grekë

6 Korrik, 2025 1:56 pm
Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile
Politikë

Nismat e harruara në Kuvend: 61 projektligje nuk e panë dritën jeshile

6 Korrik, 2025 1:53 pm
Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin
Aktualitet

Vapa shtoi problemet mendore, mjekët: I nxehti rrit zemërimin

6 Korrik, 2025 1:16 pm
Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube
Sport

Sa kanë përfituar klubet e kualifikuara në Kupën e Botës për Klube

6 Korrik, 2025 1:12 pm
Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët
Bota

Pas një shekulli, Parisi hap lumin Sena për notarët

6 Korrik, 2025 1:01 pm
Para
Kokaina dëmton në mënyrë të përhershme trurin

Kokaina dëmton në mënyrë të përhershme trurin

Skenar i denjë për filmat aksion/ Ja të gjitha arratisjet e Audit të Verdhë me grabitës shqiptarë

Skenar i denjë për filmat aksion/ Ja të gjitha arratisjet e Audit të Verdhë me grabitës shqiptarë

Video- Skënderbeu të dielën në kupë

Video- Skënderbeu të dielën në kupë

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin

Fermerët në Lushnje nuk vjelin shalqirin
6 Korrik, 2025

Në zonën bujqësore të Halilajt dhe Imështit të Lushnjes, problemet me çmimin e shitjes së shalqirit kanë futur në krizë...

Lexo më shumë

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima

Izraeli godet 100 objektiva në Gaza, të paktën 33 viktima
6 Korrik, 2025

Sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 33 palestinezë në Gazë, thanë zyrtarët shëndetësorë të dielën, ndërsa ushtria izraelite njoftoi...

Lexo më shumë

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb

Alarmi i rremë për bombë në Kuvendin e Kosovës,Sveçla: Telefonata erdhi nga një serb
6 Korrik, 2025

Telefonata për alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës u bë nga një numër i regjistruar në Serbi, sipas ministrit...

Lexo më shumë

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid

“Dhimbje e ngurtësi te duart”, shenja të fshehta të artritit reumatoid
6 Korrik, 2025

Dhimbje, ngurtësi dhe enjtje, sidomos në fillim tek nyjet e vogla të duarve dhe kyçet e dorës. Këto janë shenjat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com