Grabitësi i filmuar nga kamera e taksisë dhe i arrestuar më pas nga policia ka shfaqur pendesë teksa ka folur për ngjarjen, duke pohuar madje se ka qenë i dehur në momentin që ka kryer këtë veprim dhe i stresuar për shkak të divorcit nga bashkëshortja. Eduart Budini, punonjës i FNSH dega Fier, ka deklaruar gjithashtu se ai ka dashur t’i kërkojë falje taksistit, por nuk ka arritur ta gjejë.