Grabiti në dyqanin e celularëve dhe plagosi me thikë shitësin për t’i marrë xhiron ditore. Kjo ngjarje e ndosdhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ali Demi”, ka patur për autor 21-vjeçarin Fatjon Bregu, i cili është ndaluar nga forcat e policisë së komisaritatit Nr 1.
Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, edhe një shall, kapuç, doreza dhe armën e ftohtë (thikë) të përdorur gjatë grabitjes, si dhe një sasi lekësh. Ndërkohë 31-vjeçari i plagosur B.Sh, gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.