Një pikë këmbimi valutor është grabitur mbrëmjen e sotme në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Policia bën me dije se grabitja ka ndodhur në rreth orës 20:10, ku një person ende i paidentifikuar, veshur me bluze të kuqe dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, vodhi një shumë parash.
Pasi ka arritur të garbisë shumën e parave është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.