Një biznes është grabitur mbrëmjen e sotme nga një persona i armatosur.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur orës 20:35, në rrugën “Myslym Shyri”.
Sipas informacioneve, personi i pa identifikuar në momentin që ka kryer krimin ka qenë veshur me një kostum të kuq dhe kapele.
Policia informon se autori pasi ka marrë një shumë parash nën kërcënimin e armës është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit./ Opinion.al