Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Mësohet se një 25-vjeçar është dhunuar në mes të rrugës dhe më pas është grabitur nga persona ende të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Sulçebe”, ku R.M 25-vjeç është goditur me grushta dhe me shkelma nga disa persona të cilët më pas i kanë marrë portofolin me 20.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 139 i Kodit Penal.