Një çift të moshuarish kanë rënë pre e një grabitje në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjirokastër.
Ndërkohë, policia ka mundur të arrestojë autorin e grabitjes. Mësohet se në pranga ka rënë një 32-vjeçar i identifikuar me inicialet V. K., banues në lagjen “18 Shtatori”.
I riu në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë.
Por, kur ka hyrë në banesë, 32-vjeçari është zbuluar nga të moshuarit, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.
Informacioni i policisë:
Zbardhet në kohë rekord ngjarja e ndodhur në orët e para të datës 24.07.2020, në lagjen “Kodra e shtufit”.Kapet dhe vihet në pranga autori i ngjarjes.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në lagjen “Kodra e shtufit”, në banesën e shtetasit H. Sh., 80 vjeç (kati i parë i një pallati), ka hyrë nga dritarja e tualetit një shtetas dhe ka vjedhur 18.700 lekë. Ky shtetas, kur ka hyrë në banesë është pikasur nga të zotët e banesës, të cilët kanë tentuar ta ndalojnë, por pasi ka marrë lekët pa u shkaktuar dëmtime fizike dy bashkëshortëve, është larguar me shpejtësi.
Falë punës së mirorganizuar hetimore u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, identifikimi i autorit, kapja dhe shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera u bë ndalimi i shtetasit V. K., 32 vjeç, banues në lagjen “18 Shtatori” dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al