Policia ka arrestuar 2 persona, pasi grabitën dhe dhunuan 4 emigrantë nga vendet e lindjes.
Ronaldo Mehmeti 20 vjeç banues në fshatin Moravë dhe Ergin Brami 25 vjeç nga Vlora, të dy persona me precedentë penal, në datë 2 gusht i ndihmuan 4 emigrantët që të kalonin kufirin nga Greqia dhe më pas i morën me makinë duke u premtuar se do t’i transportonin drejt Tiranës.
Por në afërsi të fshatit Drenovë dy të rinjtë u kanë vjedhur me dhunë 500 euro, si edhe goditën me thikë njërin prej tyre i cili u dërgua në spital./ Opinion.al